Publikohen dorëshkrimet e Mit’hat Frashërit

Publikohen dorëshkrimet e Mit’hat Frashërit

16:21 03/10/2019

Përurohet vepra e Mit’hat Frashërit

Ne 70 vjetorin e vdekjes së publicistit, shkrimtarit e politikanit Mit’hat Frashëri, një përmbledhje e dorëshkrimeve të tij vjen për lexuesin nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. Monumentale e cilësojnë studiuesit këtë vëllim të 4 të veprës së Mithat Frashërit, e një krijimtari për të njohur veten dhe botën.

Për studiuesit kjo vepër medituese, e pasur me analiza filozofike, tregon përpjekjen e Mithat Frashërit për të zgjuar ndërgjegjen së shqiptarëve për liri. Ky vëllim i shtohet fondit të pasur në Arkivin shtetëror.

Instituti i Studimeve “Lumo Skëndo” po përgatit edhe vëllimin e 5-të të veprës së Mit’hat Frashërit, të përbërë nga fotografi dhe citate të publicistit. Më herët, personalitete kryen homazhe në memorialin e tij në Kodrat e Liqenit.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi