Këtë të Mëkurë, do të vendosen dy skuadrat e fundit që kualifikohen për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Real Madrid pret në shtëpi Arsenalin. Madrilenët u mposhtën në ndeshjen e parë çerekfinale me rezultatin 3-0 dhe do të kërkojnë një mrekulli para tifozëve të tyre. Në krahun tjetër, anglezëve u mjafton vetëm një barazim për të kaluar më tej.

Në “San Siro”, Interi përballet me Bayern Munich. Zikaltërit fituan 2-1 ndeshjen e parë në transfertë dhe kanë një avantazh të lehtë, por gjermanët vijnë me objektivin e qartë, për të kaluar në gjysmëfinale.

Këto ndeshje do të luhen duke nisur nga ora 21:00, ndërsa janë zbuluar edhe titullarët e katër ekipeve.


FORMACIONET ZYRTARE:

Real Madrid-Arsenal

InterBayern Munich

/tvklan.al