Futbollisti i njohur anglez Wayne Rooney është fotografuar në një dhomë hoteli me tre femra të zhveshura. Menjëherë pas shpërndarjes së fotove të tij në rrjete sociale Rooney ka bërë një denoncim në polici.

Ish-lojtari i Manchester United, 35-vjeç, ka festuar me 3 modelet e njohura Tayler Ryan dhe dy shoqet e saj Elise Melvin dhe Brooke Morgan, 21 vjeçe.

Gjithçka nisi në klubin e natës për t’u zhvendosur më pas në dhomën e hotelit, ku treshja e vajzave nuk janë përmbajtur dhe kanë shpërndarë momente, video me futbollistin në Snapchat.

Më pas videot janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale. Në foto shihen teksa shkëmbejnë disa puthje, i cili shfaqet i dehur dhe nga video kuptohet që është i pafuqishëm dhe i përgjumur.

Një prej vajzave filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit. Nuk është hera e parë për Rooney që bëhet pjesë e skandaleve të tilla.

Pas denoncimit nga ana e avokatëve të tij ka nisur një hetim për të gjithë ngjarjen. Rooney është i martuar me Coolen, dashurinë e tij që në fëmijëri, me të cilën ka 4 djem.

Miqtë e tre vajzave kanë thënë se futbollisti i ka ftuar vajzat në zonën VIP, ku ai po qëndronte në klubin e natës. Ata thanë se nuk ka pasur asnjë kontakt seksual mes tyre, por ka qenë vetëm një natë e paharrueshme, sipas versionit të britanikes “The Sun”.

Në foto dallohet sulmuesi në pension i Anglisë teksa rri i ulur në karrige, ndërsa vajzat zhvishen derisa përfundojnë me të brendshme në dhomën e hotelit.

Në Instagram fotot janë shpërndarë me mbishkrimin “Shkojmë” dhe “Lekët e Wayne”./tvklan.al