Mediat britanike kanë publikuar dy fotografi të modeles angleze 20-vjeçare Chloe Ayling që u rrëmbye dhe u drogua për një javë në Milano të Italisë nga një qytetar polak.

Në foto duket modelja e shtrirë në tokë dhe me një njoftim në pjesën e barkut, që kushdo mund ta blejë për 300 mijë euro.

20-vjeçarja ishte nxjerrë në shitje në internet kundrejt kësaj shume dhe dyshohet se do të shitej në trigun arab si skllave seksi.

Por, fatmirësisht hetimet e policisë italiane zbuluan vendin ku mbahej e fshehur modelja britanike dhe mundën ta lironin. Ajo u kthey në shtëpinë e saj në Britani, ndërsa u arrestua pengmarrësi. Hetimet vazhdojnë për të arrestuar bashkëpunëtorët e autorit.

/tvklan.al