Mediat britanike kanë zbuluar identitetin e modeles 20-vjeçare angleze që u rrëmbye në Itali dhe u mbajt peng për një javë në Milano.

Ajo është Chloe Ayling, e cila gjatë muajit korrik u mashtrua nga një fotograf i rremë, i cili e drogoi dhe e mbajti peng për një javë në Milano. Më pas, ai e nxorri modelen 20-vjeçare në shitje në internet duke i vendosur një çmim 300 mijë dollarë për qëllime seksuale.

Por, fatmirësisht policia italiane mundi ta lokalizonte dhe e shpëtoi. Ajo është në gjendje të mirë dhe është dërguar në Britani të Madhe. Ndërkohë, u arrestua dhe pengmarrësi, një shtetas polak. Hetimet zbuluan se pasi ishte nxjerrë në shitje në internet, disa blerës kishin shfaqur interes për modelen 20-vjeçare.

Vet ajo u tha hetuesve italianë dhe britanikë se vajzat që janë në nxjerrë në shitje në internet si rasti i saj, janë të destinuara për tregun arab.

“Kur blerësi “ngopet” me një vajzë që ka blerë në ankand, ai ua dhuron personave të tjerë, dhe kur nuk ka më interes ua hedh tigrave për ushqim”,

ka treguar 20-vjeçarja. Ajo dëshmoi për hetuesit edhe momentet e rrëmbimit të saj sapo mbërriti në Itali.

/tvklan.al