Samsung nuk ka pranuar ende ekzistencën e modelit të ri ‘Note 20’, por pritet që ta prezantojë publikisht muajin tjetër. Por deri në një konfirmim zyrtar nga kompania koreano-jugore, në internet kanë publikuar foto të Samsung Note 20.

Imazhet janë bërë publike nga faqja në Youtube ‘Jimmy is promo’. Vetëm një javë më parë, Samsung postoi aksidentalisht një fotografi të Note 20 në faqe e saj zyrtare në Rusi.

Samsung Note 20, siç paraqitet në fotot e publikuara në internet’, duket se përputhet me karakteristikat që kanë qarkulluar për modelin e telefonit. Samsung Note 20 do të ketë një kamera të trefishtë, ekran të madh dhe lapsin si çdo version Note.

Samsung nuk ka bërë ende asnjë reagim për fotografitë që kanë dalë nëpër rrjetet sociale. Zakonisht kompania koreano-jugore nuk komenton në raste të tilla. /tvklan.al