Publikohen fotot e Sonila Canit në rrugët e Torinos




Publikohen fotot e Sonila Canit në rrugët e Torinos

12:53 25/05/2021

Emisioni Uniko nga Spartak Koka ka publikuar për herë të parë fotot e Sonila Canit në rrugët e Torinos. Në këto foto, që janë fiksuar nga “Google Maps”, duket 22-vjeçarja Sonila Cani në një prej kryqëzimeve rurgore në Torino të Italisë.

Fotot i përkasin Shtatorit të vitit 2020, kohë kur 22-vjeçarja ndodhej në Itali dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe prindërit e vajzës, Sose dhe Dashnor Nazo, të cilët ishin të ftuar në studion e emisionit Uniko.

Për herë të parë, ata panë dhe mësuan të vërtetën e hidhur për jetën e dyfishtë të Kreshnik dhe Sonila Canit. Ata shprehen se dhëndri i tyre nuk u kishte treguar se çfarë pune bënin për të fituar “lekun e thjeshtë”.

Sose dhe Dashnor Nazo bëjnë fajtor Kreshnik Canin për vdekjen e vajzës së tyre, për të cilin thonë se atij ia kishin besuar dorën e vajzës.

Spartak Koka: Kjo foto është kapur nga Google, është marrë nga harta e Google Maps dhe është e fiksuar në Shtator të vitit 2020. Në Shtator, Sonila ishte në Itali?

Dashnor Sazo: Në Shtator po.

Sose Nazo: Në Itali ka qëndruar. Kreshniku ka ardhur na tha që do vij të marr djalin. Edhe kur vinte na takonte ne, thoshte nuk po e marr dot.

Spartak Koka: Këtu është në një nga rrugët, siç e shikoni, këtu është Sonila. Kjo foto është marrë nga Google. Nuk e besuam fillimisht. U interesuam gjatë gjithë këtyre ditëve për të zbuluar të vërtetën. Pikërisht për punën në këtë rrugë, vajza juaj nuk jeton më sot.

Sose Nazo: Atë (Kreshnikun) ta vras direkt, atë njeri.

Spartak Koka: Ne po i shkojmë kësaj historie përtej çdo dyshimi të arsyeshëm me të dhënat dhe faktet që po ju paraqesim. Ne po i provojmë me shumë prova edhe fakte.

Sose Nazo: Me punët që ka bërë dhe që i ka dhënë çupës, ai e ka vrarë vetë.

Dashnor Nazo: Unë di vetëm këtë, që çupa ime ka qenë nën kërcënimin e atij (Kreshnikut).

Sonila Cani u gjet e vetëvarur në tualetin e banesës së saj në Torino të Italisë më 21 Mars 2021.  /tvklan.al





Të ngjashme