Angela Martini është një ndër modelet më të bukura dhe seksi në Shqipëri. Ajo njihet tashmë për fotot provokuese që hedh në rrjetet sociale, ku në pah dalin format e saj perfekte.

Ajo është përfolur mjaft nëpër media edhe për lidhjen me miliarderit rumun Dragos Savulescu me të cilin u martua në Dhjetor të vitit 2017, në një ceremoni tepër private, ku të dy u panë të veshur me të zeza.

Së fundmi ajo ka bërë sfidën më të re që ka ndalë në Instagram “Show me a photo of”, ku ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke publikuar momente të jetës së saj personale.

Një ndjekës i ka kërkuar të publikojë një moment kur bashkëshorti i saj e ka puthur si i çmendur dhe modelja nuk ka ngurruar ta publikojë.

Të dy janë në një moment shumë intim dhe Dragos shihet duke e puthur modelen si i çmendur. /tvklan.al