Publikohen fotot, si është dëmtuar fregata turke nga përplasja me anijen greke



Publikohen fotot, si është dëmtuar fregata turke nga përplasja me anijen greke

11:04 19/08/2020

Shtypi grek ka publikuar fotot e fregatës së dëmtuar turke “Kemal Reis” që u përplas me fregatën greke “Lemnos”. Incidenti në det ndodhi më 12 Gusht, kur tensioni mes Greqisë dhe Turqisë kishte prekur majat për shkak të anijes kërkimore turke “Orus Reis”.

Fregata “Kemal Reis” shoqëronte anijen kërkimore, kur pranë tyre kishte shkuar edhe fregata greke e cila po monitoronte lëvizjet në det të dy anijeve të Turqisë që ndodheshin pranë kufirit detar. Pas manovrës së rrezikshme të fregatës turke, ndodhi përplasja mes dy mjeteve lundruese, që për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Shtypi grek raporton se shkaktare e incidentit ishte fregata turke, pasi nuk i dha përparësi asaj greke që ndodhej në anën e saj të djathtë, duke shkelur rregullat ndërkombëtare të lundrimit.

Nga përplasja, fregata greke pësoi dëmtime në pjesën e përparme. Incidenti në det rriti akoma më shumë tensionet mes dy vendeve, duke bërë që shtetet perëndimore të reagonin për të qetësuar situatën. /tvklan.al




Të ngjashme