Prokuroria lë të hapur mundësinë për të ngritur akuza kriminale

Prokuroria raporton se është e hapur mundësia për të ngritur akuza kriminale për aksidentin fatal nga aktori Alec Baldwin në setin e xhirimit ku humbi jetën drejtoresha e fotografisë, Halyna Hutchins.

Dokumentet ligjore kanë zbuluar se Baldwin ka qënë duke bërë prova me armën të drejtuar nga vetja e më pas nga kamera në setin e filmit western Rust, kur ajo u shkrep papritur dhe la të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin.

Në dëshminë e dhënë nga regjisori Souza dhe kameramani Reid Russell është deklaruar se aktorit i është dhënë një armë imituese, e cila është pretenduar të jetë bosh.

Një pjesëtar në sheshxhirim ka zbuluar një foto të fundit e cila është shkrepur ditën e aksidentit, ku shikohet Baldwin i veshur me kostumin e rolit në kishë dhe pranë tij Hutchins.

Prokuroria ka shtuar se janë gjetur një numër i madh fishekësh në set dhe kjo ka rritur hetimet për ngjarjen.

Prokurori i Santa Fe, Mary Carmack-Altwies ka thënë se arma e përdorur në incidentin tragjik ishte e ligjshme dhe e vërtetë, jo imituese.

Sipas burimeve të brendshme, arma është përdorur pak orë përpara aksidentit për qitje nga anëtarë të stafit, pa dijeni të regjisorit dhe asistent-regjisorit në sheshxhirime si një hobi që ata e ushtronin për të kaluar kohën.

Ajo ka qënë një nga tre armët që kishin përdorur dhe i është dorëzuar aktorit si ‘’armë e ftohtë’’ një term që përdoret për të siguruar se arma nuk është e rrezikshme. E fundit që ka pasur kontakt me armën ka qenë Hannah Gutierrez-Reed, një punonjëse e re, sipas drejtorisë policore të Santa Fe.

E ndërkohë asistent-regjisori Hall ka qënë ai i cili i ka dorëzuar armën aktorit duke i siguruar se ishte e sigurtë. Shumë nga pjestarët e Rust kanë shprehur pakënaqësi dhe pasiguri për të dy punonjësit, dhe i bëjnë ata përgjegjës për aksidentin.

Përfaqësues nga skuadra e produksionit të filmit nuk kanë dashur të japin komente për DailyMail në lidhje me zhvillimet e fundit.

Në deklaratën e tyre të fundit ata thanë se do të bashkëpunojnë me autoritet në investigimin që po kryhet. Një aktor tjetër ka deklaruar për TMZ në lidhje me pasigurinë që ndihej në sheshxhirime përpara ngjarjes.

Autoriteti i Sigurisë dhe Shëndetit të New Mexico ka deklaruar se do të ketë penalitete ligjore dhe të dënuar ndonëse nuk ka denoncime dhe të akuzuar zyrtarë për ngjarjen./tvklan.al