Publikohen pamjet e aksionit, si u shkatërrua grupi i kokainës i drejtuar nga efektivi i RENEA


Publikohen pamjet e aksionit, si u shkatërrua grupi i kokainës i drejtuar nga efektivi i RENEA

12:32 21/08/2021

Tre persona u arrestuan nga policia dhe 2 ndiqen në gjendje të lirë pas një hetimi disa mujor për goditjen e një grupi të shpërndarjes së drogërave të forta.

Grupi drejtohej nga efektivi i RENEA-s, Rael Luli 27 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë Jurgen Luli 30 vjeç, Gevi Spahia 27 vjeç i dënuar më parë për tentativë vrasje. Ndërsa të proceduar janë Gertjan Harapi 26 vjeç dhe Ergi Sala 26 vjeç.

Aksioni anti-drogë u zhvillua një ditë më parë rreth orës 19:30 në vendin e quajtur ish-Parku i autobusëve.

Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

– 434 gr kokainë;

– 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

– 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

– 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

– 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

– Vlera monetare 11,890 euro;

– 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

– Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

– 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

– 1 automjet tip Benz;

– 7 aparate celularë;

– Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

– 2 motoçikleta (pa targa).

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. /tvklan.al






Të ngjashme