Ky është momenti i plagosjes së Lorenc Hoxhës mbrëmjen e të enjtes në kryqëzimin e Komunës së Parisit në Tiranë.

Tv Klan ka mundur të siguroje video e cila është xhiruar nga një makinë qe ndodhej pas automjetit të autorëve.

Sic shihet nga pamjet, nga mjeti tip BMW X5 zbret zbresin dy persona.

Njëri që mban një bluzë të bardhë shkon tek mjeti ku ndodhej 24-vjeçari Hoxha dhe qëllon një herë me pistoletë.

Pas kësaj ai kthehet përsëri në BMW dhe largohet me shpejtësi, në krahun e djathtë të semaforit. Futet në rrugën Komuna e Parisit, në drejtim të lulishte 1 Majit, por ndalon pas disa metrash.

Makina që ka filmuar ngjarjen vazhdon disa metra më tutje dhe kthehet edhe ajo sërish në drejtim të BMË–së së ndaluar.

Nga ky moment kamera nuk regjistron më dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me autorët dhe mënyrën si ata janë larguar nga vendi i ngajrjes. Ndërsa Lorenc Hoxha ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të rrugës Sulejman Delvina ku është futur në një rrugicë.

Makina e tij nuk dallohet nga kamera, pasi gjendet përpara kësaj fuoristrade.

Ai ka braktisur makinën tij tip Mercedes me ngjyrë të bardhë dhe më pas është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar katër të rinj si autorë të dyshuar të cilët kanë njohje me të plagosurin. Ata janë të gjithë nga Bulqiza.

Motiv i krimit dyshohet se është një sherr banal i ndodhur mes palëve të përfshira në konflikt disa ditë më parë, në sheshin në afërsi të sheshit Skënderbej. /TV KLAN