Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda të vrasjes së Aristidh Papës, i cili në momentin e ekzekutimit po qëndronte në një lokal. Ngjarja ndodhi më 30 Maj në Sepolia të Athinës. Televizioni grek ANT1 ka publikuar videon e momentit të rëndë.

Siç duket në pamje, Papa qëndron i ulur në lokal me kurriz nga rruga dhe përdor telefonin. Por papritur një person afrohet nga rruga dhe e qëllon të paktën 8 herë me plumba.

Papa bie në tokë dhe përpiqet të shpëtojë teksa futet brenda në lokal. Për 18 sekonda ai zvarritet në dysheme por në fund rrëzohet. Plumbat mbi trupin e Aristidh Papës do të rezultonin fatale pasi i morën jetën.

Ndërkohë autori largohet me vrap. Ai ka veshur xhinse të zbardhura dhe një bluzë të zezë. Autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Aristidh Papa nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë greke. Ai kishte qenë shënjestër e disa atentateve të tjera, ndërkohë që ka qenë i përfshirë në vjedhje dhe trafik droge.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat greke, ai ka qenë pjesë e një bande shqiptare në vitin 2007 që është ndarë në dy pjesë dhe që prej atëherë anëtarët e tyre janë përfshirë në një sagë vrasjesh mes njëri-tjetrit. Kjo luftë mes bandave ka shkaktuar 12 të vrarë dhe 10 tentativa për vrasje./tvklan.al