Ky është momenti i hedhjes në erë i farmacisë së babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ora shënon 2:54 minuta, ne te marten e 10 shkurtit.

Kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë filmuan momentin e shpërthimit dhe të gjitha lëvizjet e personit që vendosi lëndën eksplozive.

Foto mo biciklete

Ai mbërrin me biçikletë pranë farmacise se Bashkim Tahirit, pranë spitalit Nënë Tereza, 2 e 23 e 6 sekonda sipas orës së kameras. Vjen nga shkolla Çajupi në drejtim të QSUT –së.

Ka mbuluar kokën me kapuc për të fshehur identitetin e tij si dhe fytyrën me një shall.

E pozicionon bicikletën në një shtyllë dhe menjëherë fillon të kryejë veprimet për të vënë në funksion eksplozivin e komanduar me anë të një aparati celular.

Për të bërë këtë i duhen vetëm 30 sekonda. Pas kësaj ai vendos tritolin në motorrin e kondicionerit të farmacisë. Eshte ora 2 e 23 minuta e 54 sekonda.

Menjëherë më pas rregullon shallin që i mbulonte fytyrës dhe i hipën bicikletës për t’u larguar sërish në drejtim të gjimazit Cajupi, në drejtim të unazës. Është ora 2 e 24 minuta e 7 sekonda kur zhduket nga fokusi i kameras.

Eksplozivi që ai vendosi do të shpërthejë 30 minuta më pas, fiks në orën 2 e 54 minuta e 13 sekonda.

I njëjti person dyshohet se ka tentuar të shpërthejë dy kallëpet me tritol në stacionin e unazës, tentativë që ka dështuar. Të dhënat që çuan policinë të dyshojë se këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën sipas Drejtorit të Përgjithshëm të PolicisëArtan Didi janë ngjashmëria në mekanizmin shpërthyes të dy sasive të eksplozivit.

Vec tipit të eksplozivit dhe sasisë së përdorur, dyshimet e policisë se dy ngjarjet kanë lidhje I shton fakti se pikërisht, pranë stacionit të autobuusit të unazës Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm parkon zakonisht makinën e tij.

Artan Didi – Drejtor i Përgjithshëm i PolicisëKujtoni Falkonen dhe Borsalinon, por kjo nuk është më punë personash por një frymë e zbatimit të ligjit që po futet në policinë e shtetit në të gjitha strukturat ligzbatuese. Hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbulluar kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerëzve apo familjarëve të atyre që luftojnë krimin.”

Sa i përket lëndës plasëse që u vendos pranë apartamentit të shefit të krimeve të rënda të Korcës Alfred numanit, Didi thotë se është përdorur  e njëjta sasi prej 400 gramësh tritol, por një tjetër mënyrë shpërthimi me fitil zjarrpërcjellës. Sipas tij, aktet e fundit janë një  përpjekje e grupeve mafioze për të destabiluzar vendin dhe per te vënë në diskutim autoritetin e shtetit.

Artan Didi – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë “Ngjarje të tilla kriminale që synojnë të krijojnë klimën e pasigurisë dhe të mungesës së autoritetit të shtetit tregojnë rritjen e agresivitetit të grupeve të krimit të organizuar të strukturave mafioze kriminale fijet e të cilave kanë depërtuar në strukturat e ndryshme të organizimit  të shoqërisë shqiptare për shkak se fusha e lojës së tyre po ngushtohet vazhdimisht ata janë të interesuar të krijojnë situata destabiliteti sa herë që organet e zbatimit të ligji apo strukturat e shtetit nuk janë pjesë e lojës së tyre.”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë garantoi se hetimet janë në rrugë të mbarë dhe përgjegjësit e akteve terroriste do të dalin përpara drejtësisë.

Tv Klan