Autori, një esktremist islamik me origjinë nga Irani

Ky filmim tregon momentet e sulmit tragjik me armë të orëve të para të së shtunës në Oslo. Pamjet tregojnë momente kur personi i armatosur qëllon me armë ndaj njerëzve të pranishëm në rrugën përballë London Pub, i frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQ plus.

Të shtënat i morën jetën 2 personave dhe plagosën 21 të tjerë, ndërsa siç duket në filmime ngjallën panik mes të pranishmëve.

Policia arrestoi autorin, Zainar Matapur, 42-vjeç, një ekstremist islamik. Hetuesit thanë se ndaj autorit janë ngritur akuza për terrorizëm. Ai është shtetas norveg por ka ardhur në si emigrant në këtë vend që në vitet ’90. Origjinën e ka nga rajonet kurde të Iranit, ndërsa është radikalizuar me kalimin e kohës.

Tv Klan