Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e përplasjes në tokë të aeroplanit luftarak amerikan F-35, që u rrëzua një ditë më parë në Kaliforni.

Avioni F-35 u rrëzua pasi u përplas në ajër me një aeroplan që shërbente për furnizimin me karburant. Video tregon momentin kur aeroplani përplaset në tokë dhe shpërthen në flakë.

Pak para rrëzimit, piloti ishte hedhur nga avioni me parashutë dhe mundi të shpëtonte. Ndërsa aeroplani tjetër që shërbente për furnizimin me karburant, mundi të ulej në pistën e aeroportit pa asnjë problem. 8 anëtarët e ekuipazhit ishin në gjendje të mirë.

Incidenti ajror ndodhi gjatë stërvitjes që po kryenin në ajër. Pamjet e përplasjes në tokë u filmuan nga një kamera amatore. /tvklan.al