Publikohen pamjet magjepsëse të hënave dhe unazave të Neptunit


Publikohen pamjet magjepsëse të hënave dhe unazave të Neptunit

12:25 22/09/2022

Teleskopi James Webb ka fotografuar disa prej imazheve më të qarta të planetit të akullt, Neptunit, në 30 vjet.

Pamjet e reja shfaqin unaza të ndritshme e të ngushta përreth Neptunit. Fotografitë e fundit të planetit datojnë 32 vite më parë, kur anija kozmike Voyager 2 kaloi pranë tij teksa dilte nga sistemi diellor.

Kanë kaluar 3 dekada prej herës së fundit kur ne pamë këto shirita të zbehtë, të pluhurtë dhe hera e parë që i shohim në infrared”, deklaroi një prej shkencëtareve planetare të AURA.

Përveç unazave të ndritshme të Neptunin, teleskopi ka fotografuar disa të  tjera më të zbehta që shkencëtarët nuk mundën t’i pikasnin nga pamjet e Voyager 2. E vetmja gjë që mungon në imazhet e reja është ngjyra karakteristike blu e Neptunit për shkak të gazit të metanit.

Ky i fundit është aq i fortë sa e përthith dritën infrared dhe në pamje, duket i errët në zonat që nuk janë të mbuluara nga retë e gazta. Në hemisferën jugore të Neptunit dallohen edhe disa pjesë të ndritshme që janë re të akullta të lartësive të cilat reflektojnë dritën e diellit para se metani ta përthithë./tvklan.al












Të ngjashme