Hakerat kanë sulmuar databazën e të dhënave personave të klientëve që kanë qëndruar në hotelet luksoze MGM.

ZDNet ka raportuar se janë vjedhur të dhënat personale të 10.6 milionë klientëve. Ky informacionn është publikuar më pas në një faqe interneti. Të dhënat e vjedhura përmbajnë emrat e klientëve, adresat dhe numrin  e pasaportës. Resorti MGM reagoi duke deklaruar se asnjë e dhënë për financat e klientëve dhe kartat e tyre të kreditit nuk është ekspozuar.

BBC raporton se në mesin e klientëve të prekur nga rrjedhja e të dhënave personale është këngëtari i njohur Justin Bieber dhe themeluesi i Twitter Jack Dorsey. Ndërsa rrjeti i hoteleve MGM nuk pranoi të komentonte për emrat e klientëve.

MGM ka resorte në Las Vegas, Atlantic City dhe Detroit në SHBA. Gjithashtu, ka prona në Kinë e Japoni, si dhe po ndërton një resort të ri në Dubai.

Kjo nuk është hera e parë që hotelet e mëdha sulmohen nga hakerat duke u vjedhur informacionet personale të klientëve. Në vitin 2017, edhe rrjeti i hotelerisë Marriott ra pre e një sulmi kibernetik nga hakerat kinezë duke ekspozuar të dhënat e 500 milionë klientëve. /tvklan.al