Policia britanike ka publikuar pamje të reja të hetimeve për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal.

Në njërën nga videot shfaqen dy të dyshuarit teksa bëjnë foto në një urë pranë shtëpisë, ku qëndruan ish-agjenti dhe e bija në Sallisbëri. Jo shumë larg shtëpisë, ata u gjetën në gjendje të rëndë shëndetsore më 4 Mars. Në një tjetër pamje, dy të dyshuarit shfaqen duke hyrë në një stacion metroje.

Hetuesit britanikë dyshojnë se Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov kanë identitete të rreme dhe janë agjentë sekretë të Rusisë.

Tv Klan