Gazeta spanjollë ‘El Confidencial’ po publikon disa audio përgjime që i janë bërë presidentit të real madrid Florentino Perez. Mendohet se regjistrimet i përkasin vitit 2012. Sipas medias spanjiolle Perez ka shpërthyer ne akuza dhe sharje ndaj Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho dhe menaxherit të tyre Jorge Mendes.

Është i çmendur ka thënë Perez për Ronaldon në Tetor të 2021, “ky djalë është një idiot, njeri i sëmurë“. Nuk është e qartë se për çfarë e ka fjalën Perez por mendohet se i referohet mungesës së festimit nga Ronaldo kur shënoi dy gola ndaj Granadas më 2 Shtator 2012.

Ndaj Jorge Mendes shkon edhe më tej teksa thotë se menaxheri nuk kujdeset për futbollistin dhe imazhin e tij, madje as në rastet e intervistave. Janë anormalë thotë Perez edhe për Mourinho. Sipas presidentit të Real këta personazhe duhet të veprojnë ndryshe, të sillen ndryshe në mënyrë që të fitojnë sa më shumë para duke shfrytëzuar kontratat e të drejtës së imazhit.

Florentino Perez e quan idiot edhe Mourinho. “Nuk është se nuk dëshiron të luajë. Por është budalla, është si të ngasë makinën pa patur patentën. Është përfshirë nga presioni“.

Nëpërmjet një deklarate të klubit presidenti Perez thotë se regjistrimet janë bërë fshehurazi nga një gazetar i cili për vite me radhë është munduar t’i shesë ato, por pa ia arritur.

Fjalët e tij janë citime të shkëputura nga konteksti dhe se dalja në publik në këtë kohë kërkon të dëmtojë imazhin e tij si personazhi kryesor për krijimin e Superligës së Europës.

Tv Klan