Publikohet data e filmit të Will Smith

Publikohet data e filmit të Will Smith

16:48 04/10/2022

“Emancipation” do të shfaqet premierë në kinema më 2 Dhjetor dhe do të transmetohet më 9 Dhjetor

Pas polemikave të shumta mbi transmetimin e filmit te aktorit të njohur Will Smith, pas skandalit të Oscars 2022, kompania Apple Tv+ ka publikuar së fundmi trailerin e filmit të titulluar “Emancipation”.

“Emancipation” është një film aksion triller i cili tregon historinë e vërtetë, të një skllavi të kohës së Luftës Civile i quajtur Peter, i cili portretizohet nga aktori Will Smith, Peter arratiset në veri dhe bashkohet me ushtrinë e Unionit për të luftuar kundër ish-rrëmbyesve të tij. 

Sakaq, vetë aktori 59-vjeçar ndau në profilin e tij Instagram trailerin e filmit me mbishkrimin: “Ky ishte filmi më i vështirë që kam bërë ndonjëherë. Gjak, djersë dhe lot… fjalë për fjalë!”, shprehet Smith.

Filmi “Emancipation” i shkruar nga William Coolidge dhe regji të Antuan Fuqua, do të shfaqet premierë në kinema më 2 Shjetor dhe më pas do të  transmetohet në platformën Apple Tv+ më 9 Dhjetor.

Klan News





Të ngjashme