Shqipëria do të luajë sot në orën 20:45 me Andorrën, por interesi nuk ka qenë aq i lartë nga tifozët. Në Elbasan Arena priten rreth 5 mijë mbështetës për këtë sfidë e vlefshme për grupin H eliminator të Euro 2020.

Kuqezinjtë nuk kanë më shpresë për t’u kualifikuar, por do të shkonin në 15 pikë nëse fitojnë, një rekord. Trajneri Edy Reja bëri disa ndryshime në formacionin titullar, por duke vijuar me skemën 3-5-2.

Në portë kësaj here do të jetë Berisha, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtja përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Në mesfushë do të rreshtohen Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji dhe Trashi.

Ata do të mbështesin dyshen sulmuese Balaj-Manaj. Një kombinim ky i lojtarëve me përvojë dhe ata të rinj.

Tv Klan