Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa Çekia që u kualifikua si e dyta pas fitores 3 – 0 me Moldavinë.
Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe të hënën në stadiumin “Air Albania” i mbushur i tëri dhe me një koreografi fantastike.
Trajneri Sylvinho aktivizoi futbollistë të cilët kishin pak minuta në sfidat zyrtare duke ndryshuar gjysmën e formacionit titullar në dallim nga ndeshjet e fundit.
Kuqezinjtë hasën vështirësi përballë skuadrës së fundit në grup që ushtroi presion, madje duke rrezikuar edhe disa herë portën e Strakoshës.
Rasti i parë i vërtetë i Shqipërisë ishte në minutën e 36’ me Bajramin, por portieri reagoi siç duhet.
Uzuni dhe Daku rrezikuan në minutat shtesë. Futbollistët e Kombëtares u gjendën disa herë në pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë rastet e Uzunit dhe Asanit nuk sollën gol. Gjithësesi kjo nuk e prishi festën, ndërsa futbollistët u përshëndetën nga tifozët në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me rastin e kualifikimit për herë të dytë në një turne madhor pas Europianit të 2016.
Pas ndeshjes u zbulua edhe logo e Kombëtares Shqiptare për Euro2024 me moton; Po ku ka si ti o Shqipëria ime.
Këtë sfidë e ndoqët si zakonisht në Tv Klan pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.



Përfundon gjithçka, mbyllet 0 me 0 ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe. Kuqezinjtë marrin 1 pikë dhe mbajnë vendin e parë në grupin E.

Minuta 95’ – Goditje dënimi për Ishujt Faroe.
Minuta 93’ – Goditje dënimi për Ishujt Faroe pranë zonës së kuqezinjve.
5 minuta shtesë
Minuta 86’ – Pozicion jashtë loje për Shqipërinë.
Minuta 80’ – Zëvendësime për Shqipërinë. Dalin Mirlind Daku dhe Jasir Asani, hyjnë në lojë Sokol Cikalleshi dhe Ernest Muçi.
Minuta 72’ – Asllani godet nga distanca, topi mbi traversën e portës kundërshtare.
Minuta 67’ – Goditje e bukur me të majtën e Jasir Asanit, topi del në goditje nga këndi.

Minuta 63’ – Zëvendësime edhe për Ishujt Faroe.
Minuta 61’ – Zëvendësime për Shqipërinë. Dalin Uzuni dhe Keidi Bare, hyjnë Arbnor Muçolli dhe Qazim Laçi.
Minuta 55’ – Aksion nga Ishujt Faroe, shpëton porta shqiptare.

Minuta 51’ – Pozicion jashtë loje për Shqipërinë.
Minuta 46′ – Fillon pjesa e dytë.
Përfundon 0 me 0 pjesa e 1
Minuta 51’ – Pasim fenomenal nga Bajrami, Mirdlind Daku godet por portieri shpëton sërish portën e Ishujve Faroe.
Minuta 50’ – Uzuni godet portën, pret portieri.
7 minuta shtesë
Minuta 37’ – Trajneri i Ishujve Faroe ndëshkohet me karton të verdhë, mbante topin që e kërkonte mbrojtësi shqiptar Mitaj.
Minuta 36’ – Aksion nga Shqipëria, Nedim Bajrami godet portën, pret portieri.
Minuta 33’ – Zëvendësohet portieri i Ishujve Faroe, u dëmtua në gjurin e majtë nga përplasja me Mirlind Dakun.
Minuta 30’ – Dëmtohen dy futbollistët e Ishujve Faroe, u përplasën me njëri-tjetrin.

Minuta 24’ – Rrezikojnë Ishujt Faroe, goditje këndi në favor të tyre.
Minuta 22’ – Ndalet loja, ka probleme për portierin e Ishujve Faroe pas përplasjes me sulmuesin shqiptarin Mirlind Daku.

Minuta 19’ – Aksion me Merlind Dakun, pozicion jashtë loje për Shqipërinë.
Minuta 16’ – Shqipëria qarkullon topin në mesfushë.
Minuta 9’ – Goditje dënimi për Ishujt Faroe, topi drejt zonës së Shqipërisë, mbrojtja largon rrezikun.
Minuta 8’ – Goditje dënimi për Shqipërinë në mesfushë.
Minuta 0′ – Nis ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe.

Sylvinho, 5 ndryshime në formacion
Ndeshja më e fundit e kualifikueseve të Euro 2024, ajo me Ishujt Faroe, do të ketë një Kombëtare me ndryshime në formacion.
Prej minutës së parë, Strakosha do të zëvendësojë Berishën. Mbrojtja do të ketë vetëm një ndryshim, pasi në vend të Hysajt do të luajë Balliu.
Risia në mesfushë do të jetë Bare, ndërsa në sulm ka më shumë ndryshime me Uzunin dhe Dakun si titullarë. Sylvinho në këtë mënyrë ka ulur moshën mesatare, duke menduar për të ardhmen e skuadrës.

Formacioni i Shqipërisë:
Thomas Strakosha
Ivan Balliu
Berat Gjimshiti (c)
Ardian Ismajli
Mario Mitaj
Kristjan Asllani
Keidi Bare
Jasir Asani
Nedim Bajrami
Myrto Uzuni
Mirlind Daku

Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, sfida për vendin e parë në grup
Shqipëri – Ishujt Faroe, sfida që luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin Air Albania dhe transmetohet në Tv Klan, është ndeshja e fundit e eliminatoreve për Euro 2024.
Shqipëria është kualifikuar për në Europianin e Gjermanisë 2024, por kërkon fitoren sonte për të mbajtur vendin e parë në grup.
Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur festë dhe surpriza për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024.
Stadiumi Air Albania është i mbushur në kapacitet të plotë nga tifozët kuqezi për të mbështetur kombëtaren dhe për të festuar së bashku me ta.
Emocionet kuqezi të ndeshjes Shqipër – Ishujt Faroe do të keni mundësi t’i ndiqni falas në ekranin e televizionit Klan.
Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe/ Ballist Morina: Kemi ardhur vetëm për të festuar, i sigurtë se do të fitojmë
Tifozi i veçantë i Kombëtares shqiptare, Ballist Morina beson se ndeshja me Ishujt Faroe do të përfundojë me rezultat në favorin e Shqipërisë.
Në një prononcim për Klan News, Ballist Morina thotë se sonte do të jetë në stadium për të festuar teksa shton se as barazimi nuk do t’ia prishë “humorin” kualifikimit për në Euro 2024.
Besar Bajraktaraj: Çfarë rezultati prisni sonte?
Ballist Morina: Rezultati gati-gati nuk ka vlerë. Ne jemi kualifikuar, vendin e parë duhet ta marrim, por le të festojmë.
Besar Bajraktaraj: Pra, ju keni ardhur vetëm për të festuar në Shqipëri?
Ballist Morina: Ne kemi ardhur vetëm për të festuar. Unë jam i sigurtë se do të fitojmë, por edhe nëse do të kishte ndonjë barazim, nuk prish fare humorin e kësaj.
Gjithçka do ta ndiqni në TV Klan si çdo herë pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.
E veshur me flamurin kuqezi, tifozja e veçantë ka një parashikim për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe
Tifozja e veçantë e Kombëtares, Miranda ka ardhur sërish nga Brukseli për të ndjekur Shqipërinë në sfidën me Ishujt Faroe që do të mbahet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
E veshur e gjitha me flamurin shqiptar, Miranda ka edhe një parashikim për rezultatin e ndeshjes së sotme, 4-0 në favor të Kombëtares Shqiptare.
Maksi Rama: Si po të duket atmosfera sonte?
Miranda: Atmosfera sonte duket shumë e zjarrtë, sonte vetëm festë është. Kam ardhur në Shqipëri 2-3 ditë më përpara. Kështu që jam mirë, ditën e ndeshjes jam rehat.
Maksi Rama: Na shuaj kureshtjen për diçka, do ta ndjekësh Kombëtaren Shqiptare edhe në Gjermani besoj?
Miranda: Po, patjetër. Tani që është kualifikuar, patjetër që do të shkoj në Gjermani.
Maksi Rama: Si mendon se do të jetë rezultati sonte?
Miranda: Mendoj se 3 ose 4 me 0. Sot jemi vetëm për të festuar.
Maksi Rama: Kush t’i stilon veshjet?
Miranda: Unë e kam pasur idenë për të berë veshje speciale për 28 Nëntorin, por më kanë ndihmuar dhe mami dhe babi.
Gjithçka do ta ndiqni në TV Klan si çdo herë pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.
/tvklan.al