Është publikuar formacioni i Shqipërisë kundër Azerbajxhanit.

Ndryshe nga Lihtenshtejni, Silvinjo ka bërë disa ndryshime duke u dhënë hapësirë lojtarëve që nuk luajtën disa ditë më parë.

Në portë, Silvinjo do t’i besojë Strakoshës. Në mbrojtje rikthehen Hysaj e Gjimshiti, ndërsa në mesfushë Ramadani.

Sa i përket sulmit sot do të ketë minuta për Taulant Seferin, ndërsa trajneri i kombëtares duket se do t’i besojë sërish në qendër të ofensivës Armando Brojës.

Kjo sfidë do të shikohet si testi që do të qartësojë formacionin ndaj Italisë, ndeshje që luhet më 15 Qershor. Miqësorja e sotme dhe të gjitha sfidat e Euro 2024 do të transmetohen në Tv Klan.

Formacioni i kombëtares:

Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Ylber Ramadani; Nedim Bajrami, Jasir Asani, Taulant Seferi; Armando Broja

/tvklan.al