Aktori turk, Ufuk Bayraktar, i cili u bë tepër i njohur me rolin e tij në serialin “Ezel”, po shlyen dënimin me 6 muaj heqje lirie. 36-vjeçari ishte përfshirë në një zënkë me armë në vitin 2007.  Ai u gjykua edhe për akuzat për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili do të përfundojë në muajin Mars.

Bajraktar njihet në Shqipëri për rolin e Dajës Ramiz (vitet e rinisë) në serialin e famshëm “Ezel”. Media turke ka publikuar foton e tij të parë nga burgu. Fotoja ku shfaqet me tespihe në dorë para flamurit turk, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, aktori po i kalon ditët e burgut duke shkruar skenarë filmash, duke lexuar libra dhe duke u stërvitur.

Bayraktar tha se si shumë të rinj të tjerë, edhe ai ishte përfshirë në një zënkë në vitin 2007, ndërsa policia i kishte gjetur asokohe edhe armën pa leje të të atit.  “

Në çdo të mirë ka një të keqe dhe në çdo të keqe ka një të mirë. Do të shihemi pas 6 muajsh, mbetshi me shëndet

”, shkroi Bajraktar, në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale. /tvklan.al