Fillon epoka e mbretërimit të Charles III

Fotoja zyrtare e familjes mbretërore është publikuar për herë të parë pas marrjes së fronit si monark të Charles III.

Në foto kanë dalë katër anëtarët e familjes mbretërore: Mbreti, bashkëshortja e tij Mbretëresha Camilla, Princi i Uellsit dhe i pari në radhën e fronit William si dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton.

Mbreti Charles ka pozuar me njërën dorë në xhep, duke “mbështjellë” krahun tjetër rreth belit të gruas së tij. William qëndroi në krah të babait të tij, ndërsa Kate Middleton mbante burrin e saj.

Sipas mediave fotoja u bë në Pallatin Buckingham një natë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II përpara një pritjeje shtetërore të organizuar nga mbreti për krerët e shteteve.

Klan News