Grupi britanik i njohur Coldplay ka publikuar versionin në gjuhën koreane të këngës së tyre “We Pray”, një bashkëpunim me yjet e grupit korean Twice.
“Ne besojmë se “We Pray” është një këngë për tejkalimin e vështirësive së bashku dhe ndarjen e një mesazhi paqeje dhe shprese,” thuhet në një deklratë të lëshuar nga grupi Twice, i cili thekon se ka patur nderin të bashkëpunojë me grupin e njohur ColdPlay.
Kënga Ëe pray është pjesë e albumit më të fundit në studio të Coldplay të titulluar “Moon Music”. Albumi kryesoi listat muzikore në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Grupi korean me nëntë vajza do të jenë të ftuarit specialë gjatë turneut të Coldplay në Korenë e Jugut.
“Music Of The Spheres world Tour” filloi në Mars 2022 dhe shpesh herë ka patur të ftuar të ndryshëm special gjatë koncerteve që ka zhvilluar grupi në vende të ndryshme të botës.
Klan News