PD ka publikuar këtë të diel emrat fitues për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Sipas Statutit të PD-së nga 300 emra që janë publikuar sot, minimalisht 90 duhet të jenë gra dhe vaja dhe 45 anëtarë e Forumit Rinor të PD.

Në listën e fituesve mungojnë figura kritike si Edith Harxhi dhe Arben Ristani. Harxhi ishte kundërshtare e Bashës në zgjedhjet brenda PD-së për kryetar partie.

Kritikët e tjerë të Bashës, Nishani, Kadilli dhe Shehaj kanë kaluar automatikisht në listën fituese të Këshillit Kombëtar. Po ashtu në listën fituese kanë kaluar edhe emra të rinj, ku është rikthyer edhe Gazmend Oketa.

Për të parë listën e plotë kliko këtu.

Në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili ka qenë jo pak kritik ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë dje, Kryetari PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit Kombëtar i quajti zgjedhjet e 25 Prillit, masakrën më të madhe zgjedhore të pluralizmit.

Sipas Bashës megjithëse 25 Prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë, demokratët dolën më të fortë dhe më të bashkuar./tvklan.al