Publikohet protokolli për zgjedhjet në kushte pandemie

Publikohet protokolli për zgjedhjet në kushte pandemie

20:30 14/05/2020

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, diskutime për zgjatjen e emergjencës

Edhe pse ende nuk është saktësuar data, zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me kushte të veçanta. Por paraprakisht duhet të merret vendimi nëse do të vazhdohet situata e jashtëzakonshme në vend. Për të premten, Presidenti Pendarovski ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku duhet të merret vendimi.

Mbajtja e obligueshme e maskave, distanca fizike, dezinfektimi do të jenë të domosdoshme gjatë fushatës zgjedhore, por edhe në ditën e votimit. Gjithashtu rekomandohet që vendvotimet të jenë të hapura deri në orën 21:00.

“Protokolli del nga rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje të qytetarëve nga COVID19 që momentalisht janë në fuqi. Anëtarët e Komisioneve zgjedhore, të gjithë vëzhguesit të akredituar e kanë patjetër që të mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza”.

Siç njoftohet, Ministri Filipçe ka udhëtuar në Athinë për t’u koordinuar me homologun grek për kushtet e udhëtimit mes dy vendeve. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se takime të këtilla janë planifikuar edhe me vende tjera të rajonit. 

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo