“Dekada e ardhshme, vendimtare për gazetarinë”

Dekada e ardhshme konsiderohet si vendimtare për të ardhmen e gazetarisë, ndërsa pandemia po tregon se krizat kërcënojnë të drejtën për të raportuar në mënyrë të lirë e të pavarur.

Në këtë përfundim arrin Raporti për Lirinë e Medias, organizatës “Gazetarët pa kufij”, raporti që vlerëson gjendjen e mediave në 180 vende të botës.

Shqipëria në këtë raport renditet e vendin e 84-t, dy vende më poshtë se një vit më parë. Kosova është në vendin e 70-të, pesë vende më lart sesa vitin e kaluar. Maqedonia e Veriut renditet në vendin 92-të, Serbia në vendin e 93-të dhe Malin e Zi në vendin 105.

Norvegjia është në vendin e parë me shkallën e lirisë së medias, e pasuar nga Finlanda dhe Danimarka, ndërsa e fundit në listë është Koreja e Veriut.

Tv Klan