Publikohet i plotë raporti i shumëpritur i Prokurorit Special Robert Mueller për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Ndonëse vërteton se nuk ka fakte që Trump ka bashkëpunuar me rusët, prokurori Mueller në dokumentin prej 448 faqesh, thekson se hetimi nuk e nxjerr Trumpin krejtësisht të pastër. Mueller shpreh shqetësimin për ndikimin që Presidenti ka pasur në hetime.

Robert Meuller, Prokuror Special: Nëse do të kishim besim pas një hetimi të plotë të fakteve, se Presidenti nuk e pengoi drejtësinë, ne do t’a thoshim këtë me bindje. Bazuar në faktet dhe standardet e aplikueshme ligjore, gjithsesi e kemi të pamundur të bëjmë një gjykim. Raporti nuk arrin në përfundimin se presidenti ka kryer një vepër penale, por gjithashtu nuk e shfajëson atë.

Prokurori special fton më tej Kongresin të hetojë Presidentin për presion ndaj drejtësisë. Por ndryshe e lexoi raportin, kryeprokurori William Barr. Në një konferencë për shtyp pak orë para publikimit të raportit, ai tha se prokurori special nuk kishte asnjë evidencë se Trump kishte ndërhyrë në hetime. Përmes një postimi në Twitter, Donald Trump tha e konsideroi si mashtrimin më të madh hetimin e Mueller, ndërsa në një tjetër poster të publikuar prej tij shkruhej se loja kishte përfunduar. Ndërsa kongresistët demokratë kërkuan që Mueller të dëshmonte vetë në kongres për përfundimet e raportit të hartuar prej tij.

Tv Klan