Publikohet trailer-i për filmin përfundimtar të James Bond. Pamjet e para të “No Time to Die” janë shpërndarë në internet për t’i njohur të gjithë me këtë video të shkurtër, përpara se filmi të dalë në kinema. Kjo video u mundëson të gjithë fansave të njihen me risitë e filmit klasik “Bond”.

Filmi promo u postua në llogarinë zyrtare të Bond në Twitter, bashkëngjitur të cilit shkruhej “Bondi u kthye”. Në këtë sezon të 25–të, prodhimit kinematografik nuk i mungon ekskluziviteti.

Aludimet se Craig Thompson mund të jetë drejtori i Bondit janë rrëzuar nga vetë ai.

“Për hir të Zotit, jo. Dua të kthehem në shtëpi, të ha diçka dhe pastaj të shkoj në shtrat. Nuk dua të fle dy orë dhe pastaj të kthehem prapë në punë”, është shprehur aktori.

Ky film pritet të dalë në kinema më 3 Prill të vitit 2020. Në qendër të skenarit do të jetë ikona e spiunit, që vjen në një formë të modernizuar, ide kjo e anglezes së njohur si Fleabag dhe producentes Phoebe Waller-Bridge.

Klan Plus