Ky projekt kinematografik flet për ngjitjen në karrierë të stilistit të njohur

Aktori gjerman Daniel Bruhl do të luajë rolin kryesor në  filmin “Becoming Karl Lagerfeld” traileri i të cilit është publikuar së fundmi.

“Becoming Karl Lagerfeld” na zhyt në zemër të viteve ’70, në Paris, Monako dhe Romë, për të ndjekur  këtë personalitet kompleks dhe ikonik të modës pariziane, tashmë të shtyrë nga ambicia për t’u bërë perandori i modës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i transmetimit Disney Plus.

Përshtatur nga një libër, ky projekt kinematografik flet për ngjitjen e Lagerfeld në majat e botës së modës, duke filluar në vitin 1972 kur ai ishte një stilist i panjohur.

Seriali gjithashtu vë në qendër të vëmendjes personazhet e famshëm dhe emrat e tjerë të modës që ishin në rrethin e ngushtë të stilistit.

Karl Lagerfeld u bë një nga emrat më të mëdhenjt në botën e modës dhe pati një karrierë të suksesshme  prej më shumë se gjysmë shekulli.

Seriali me gjashtë episode pritet të dalë më 7 Qershor.

Klan News