Publikohet traileri me buzëqeshjen që “të kall datën”




Publikohet traileri me buzëqeshjen që “të kall datën”

11:19 29/06/2022

Çfarë të bën të buzëqeshësh? Kjo është pyetja që filmi horror ‘’Smile’’ përpiqet t’i përgjigjet me trailerin drithërues.

Sosie Bacon luan rolin e doktoreshës Rose Cotter. Traileri tregon pacientë të cilët buzëqeshin pa arsye kundrejt një misteri intrigues.

Ngjarja nis me një nga pacientët e saj, e cila vdes duke parë diçka që nuk ekziston dhe vazhdon me një varg vdekjesh të tjera që lidhen me njëra-tjetrën vetëm nga një buzëqeshje.

Filmi pritet të dalë në kinema në 30 Shtator./tvklan.al











Të ngjashme