Autoritetet ruse kanë përfunduar hetimet për incidentin që ndodhi në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës më 5 Maj 2019, ku humbën jetën 49 persona.

Aeroplani ‘Superjet-100’ u përplas me forcë në pistën e aeroportit dhe më pas shpërtheu në flakë.

Hetuesit, të cilët publikuan pamjet e këtij aksidenti, kanë fajësuar pilotin Denis Evdokimov, i cili do të përballet me akuzat. Sikurse duket në pamjet e publikuara, aeroplani rrëshket në pistë dhe shpërthen në flakë.

Zjarri nisi në pjesën e pasme të avionit dhe përfshiu depozitat e karburantit. Pasi aeroplani ndaloi, pilotët hapën dyert e emergjencës dhe prej andej filluan të dilnin pasagjerët.

Ndërsa në vendngjarje mbërritën me shpejtësi forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të keq, 49 udhëtarë humbën jetën. Hetuesit thonë se aeroplani goditi me forcë pistën për shkak të veprimeve të pilotit që nuk bëri ulje manuale.

Ndërsa avokatët e pilotit kanë kundështuar këto hetime, duke i konsideruar të paplota dhe kërkojnë zhvillimin e hetimeve të tjera. /tvklan.al