Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy anëtarë të bandave rivale kriminale, konfliktohen me njëri-tjetrin dhe më pas përfundon në vrasje.

Ngjarja ka ndodhur më 18 Prill në Birmingham të Britanisë së Madhe. Keanu Bedward 25 vjeç dhe Remal Hunt 28 vjeç u takuan rastësisht dhe mes tyre pati konflikt.

Më pas, nisi një ndjekje me makina. Remal Hunt u largua me shpejtësi, dhe në ndjekje të tij u vu 25-vjeçari Bedward. Pas disa minutash, 28-vjeçari braktisi mjetin dhe tentoi të largohej në këmbë, por u qëllua me armë në kraharor dhe mbeti i vdekur në vend. Autori 28-vjeçar, me gjakftohtësi u arratis nga vendi.

Pasi parkoi makinën, mori një taksi dhe shkoi në aeroportin e Manchesterit, dhe prej andej udhëtoi drejt Dubai. Pas hetimeve të policisë, ai u identifikua si autor i vrasjes dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Pas disa kohësh u kap dhe u ekstradua në Britani të Madhe. Dje, një gjykatë angleze e dënoi atë me 30 vite burgim.

Pas dhënies së vendimit, në mediat britanike u publikuan dhe pamjet e kamerave të sigurisë nga takimi i rastësisht i viktimës me autorin, konflikti dhe më pas ndjekja me makina, dhe në mbyllje arratisja e 25-vjeçarit drejt aeroportit.

Hetuesja e kësaj ngjarje kriminale, Caroline Corfield, tha se vrasja tronditi komunitetin në atë kohë, pasi u qëllua me armë në një zonë të banuar duke rrezikuar edhe qytetarë të tjerë të pafajshëm. /tvklan.al