Eliane Ferreira Siolin i pëlqente të ndante me fansat në internet foto dhe video të saj. Por kjo është bërë shkak për një tragjedi familjare.

35-vjeçarja, e cila ishte personazh i njohur në rrjetet sociale, u qëllua për vdekje nga burri i saj për një video që kishte postuar në platformën TikTok. Më pas bashkëshorti i saj vrau edhe veten. Krimi i rëndë ndodhi në Ponta Pora të Brazilit.

Trupat e pajetë u gjetën në derën e pasme të banesës së tyre private. Ekspertët kriminalistë thanë se 35-vjeçarja ishte vrarë me 14 plumba arme dhe krahu i djathtë e saj ishte thyer. Ndërsa bashkëshorti, i cili është dhe autor i ngjarjes, kishte vrarë veten me plumb në kokë.

Vajza 6-vjeçare e çiftit është marrë në kujdestari nga të afërm të viktimave. Mediat lokale raportuan se çifti kishte debatuar për një video që Eliane kishte publikuar në TikTok. Megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

35-vjeçarja kishte 58 mijë ndjekës në platformën TikTok dhe shpesh publikonte video të saj. Rasti është ende duke u hetuar nga policia. /tvklan.al