PUkaNjë zjarr i papritur ka rënë mbrëmjen e kaluar në pyjet e Pukës. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Gryka e Mziut” duke shkrumbuar 5.5 hektarë pyje.

Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe forca të tjera të shërbimit pyjor të zonës – thonë banorët.

Policia e Pukës po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së këtij zjarri. Dyshohet se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme pasi edhe temperaturat janë të ulta dhe nuk e favorizojnë zjarrin.

Tv Klan