Pula të ngordhura në Lumin Buna

Posta

Pula të ngordhura në Lumin Buna

19:58 12/10/2019

Klosi: Krim mjedisor, autorët do dënohen

Prej ditësh Lumi Buna është ndotur me shpendë të ngordhur, të cilët ishin groposur pranë lumit. Nga brigjet e Lumit Buna ku inspektoi nga afër punën për pastrimin e zonës, Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha se ajo çfarë ka ndodhur është një krim mjedisor dhe dënohet sipas Kodit Penal dhe autorët do të vihen para drejtësisë.

“Para 10 ditësh janë groposur pulat e ngordhura diku në mënyrë të fshehtë por reshjet e ditëve të fundit i nxorën ato në lumë dhe pastaj i çuan në detin Adriatik. Policia e qarkut Shkodër, e ndihmuar agjencitë mjedisore të qarkut, ka filluar procesin e hetimit për të gjetur shkaktari njeri që ka shkaktuar këtë ndotje në lumin e Bunës. Ky krim mjedisor tashmë me Kodin Penal nuk është më një krim që vetëm gjobitet, por është një krim që dënohet penalisht”.

Klosi paralajmëroi bizneset, pushtetin lokal, por dhe qytetarët të tregohen të kujdesshëm me trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin e tyre.

“I bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë bizneseve, por po ashtu qytetarëve por edhe pushtetit lokal, të mendojmë mirë përsa i përket trajtimit të mbetjeve urbane. Lumenjtë e vendit tonë nuk janë venddepozitime mbetjesh urbane”.

Një grup pune nga agjencia e zonave të mbrojtura, Inspektorati Veterinar dhe Bashkia Shkodër nën drejtimin e Prefekturës së këtij qarku, po pastrojnë lumin dhe kanë groposur sipas të gjitha kushteve higjienike një sasi të konsiderueshme pulash të ngordhura. Aksioni do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës. 

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT