Përbërësit:

300 gr fileto pule

200 gr kërpudha champignon

200 gr miell polena

150 gr pana

100 gr djath i grirë

1 qepë

Hudhër

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojmë kërpudhat nga lëkurat dhe i presim në feta shumë të holla. Lëkurat e kërpudhave i fusim në mikser, shtojmë, kripë, piper, vaj ulliri, djathë të bardhë dhe i bëjmë krem. Në një tenxhere vendosim ujë, i shtojmë, kripë, piper dhe sapo të vlojë i shtojmë miellin e misrit dhe më pas kremin me lëkura kërpudhash e djath të bardhë dhe pak pana. E ziejmë ngadalë për rreth 10-15 minuta dhe shtojmë edhe djath të grirë në mënyrë që të lidhet më mirë kremi.

Në një tigan me pak vaj ulliri, trumzë dhe hudhër skuqim qepën. Më pas shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë dhe të lyer me miell dhe pasi i skuqim i shuajmë me verë të bardhë. Sapo vera të avullojë shtojmë kërpudhat, majdanoz dhe më pas panën. Shtrojmë në pjatë fillimisht kremin e mistrit dhe mbi të fileton e pulës me kërpudha dhe pana.

/tvklan.al