Studimi amerikan këshillon punëdhënësit të lejojnë punën nga shtëpia

Për personat që punojnë në zyra, rreziku i infektimit me COVID-19 është 2 herë më i lartë se zakonisht. Në këtë përfundim arrin studimi më i fundit i publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, ku u bëhet thirrje punëdhënësve të lejojnë sa më shumë të jetë e mundur, punën nga shtëpia për të punësuarit e tyre.

Ky përfundim bazohet tek analizat e kryera tek 314 persona që iu morën pjesë në studimin e kryer për disa javë. 153 prej tyre rezultuan pozitivë dy javë pasi shkonin rregullisht në zyrë. Ndërsa shumica e pjesëmarrësve që nuk rezultuan të infektuar kishin shmangur në maksimum punën në ambiente të përbashkëta dhe të mbyllura.

Studimi këshillon që për të ulur numrin e të infektuarve gjatë kësaj periudhe pandemie, duhet nxitur punësimi online. Ku nuk është e mundur duhen respektuar me rigorozitet këshillat e OBSH-së, për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura dhe larja sa më shpesh e duarve me sapun apo dezinfektimi me alkool.

Tv Klan