Sot në emisionin “Aldo Morning Shoë”, është folur rreth punës në shtet apo në privat, ku shumë qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre personal. Një mësuese e quajtur Etleva Merko ka thënë se puna më e mirë është në privat pasi të mundëson kushte më të mira dhe mundësi për rishikim të rrogës, kontratës dhe shumë bonuse të tjera.

Aldo: Çfarë do i këshilloje një zyshë të re në shtet apo në privat?

Etleva Merko: Privati mendoj se të ofron kushte më të mira pune, ka politika nxitëse për punëmarrësin, paga më të mira dhe kuptohet që kultura e punës është më e mirë. Në bazë të performancës së një viti, normalisht që në vitin pasardhës rinovohet dhe pjesa e pagesës, kontratës dhe gjëra të tjera bonos që ti mund t’i kesh. Në shtet nuk e ke këtë gjë.
Albana Çaushi: Çfarë ka një të mirë shteti meqenëse ti i ke provuar të dyja.

Etleva Merko: Nëse ti je pjesë e një partie ose lobi ti do qëndrosh gjatë në atë pozicion, në qoftë se prishen interesat t’i hiqesh pa të drejtë nga puna, siç ndodh në rastet konkrete në Shqipërinë tonë të dashur. /tvklan.al