Punë dhe jetë e re për 17-vjeçaren e sëmurë

Punë dhe jetë e re për 17-vjeçaren e sëmurë

21:18 22/11/2019

Më 1 Nëntor, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e Qamile Muharit, e cila kërkoi ndihmë për vajzën, Adelina Emini 17-vjeçare, e cila pasi kishte kaluar një traumë, pati probleme shëndetësore dhe madje shkulte edhe flokët e veta. Si pasojë, Qamilja nuk punonte, pasi nuk e linte dot vajzën vetëm.

Gazetarja e “Stop” çoi në shtëpinë e Qamiles grupin e urgjencës dhe mjeken psikiatre Valdete Hoxha. Adelina nisi mjekimin dhe sot është përmirësuar. Ajo ka mundur të hyjë dhe në punë në Call Centre.

Nga ana tjetër, Uljanova Cali nga “Nova Extention Center Paruke”, tregoi se kanë përgatitur një paruke me flokë origjinalë, për ta ndihmuar vajzën, që të mos ketë probleme sociale në jetën e saj të përditshme. Dhe një tjetër qytetare anonime dhuroi 100 Euro për Adelina Eminin.

“Stop” është rikthyer sërish në familjen e Adelinës për të parë gjendjen e saj dhe për t’i dorëzuar Adelinës dhuratat.

Gazetarja: Je më mirë?

Vajza: Po! Nuk e kam atë nervozizëm që e kisha më parë, jam pak më e qetë dhe mendoj se me këto hapje do bëhem më mirë.

Gazetarja: Ke filluar dhe punë?

Vajza: Po, në Call Center, më ka drejtuar Bashkia.

Gazetarja: Ndjehesh mirë aty?

Vajza: Po, shumë mirë! /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi