Një punëtor që ka qenë duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe në Pogradec ka rënë nga skela dhe është dëmtuar.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se punëtori F.K. 55 vjeç është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë mësohet se ka nisur një hetim për ngjarjen.

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje“, është ky sqarimi i Policisë./tvklan.al