Një punëtor është gjetur pa shenja jete brenda një pallati që po ndërtohet tek “Medreseja” në Tiranë.

Viktima është 39-vjeçari me iniciale A.B., thotë policia. Trupi i pajetë u konstatua mëngjesin e sotëm rreth orës 09:18 nga punëtorët e tjerë, të cilët më pas njoftuan policinë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se punëtori 39-vjeçar mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike. /tvklan.al