Punëtori humb jetën pasi bie nga masivi i gurit



Punëtori humb jetën pasi bie nga masivi i gurit

11:24 03/04/2021

Një punëtor 45-vjeçar ka ndërruar tragjikisht jetë në Skrapar. Mësohet se ai ka  qenë duke nxjerrë gur mermeri kur ka rrëshqitur nga një masiv guri dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për këtë ngjarje është proceduar 59-vjeçari J.K., inxhinier minierash.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rrëshqitur një masiv guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, njofton policia./tvklan.al







Të ngjashme