Një punëtor 55-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme në Elbasan. Ai ishte duke punuar kur u rrëzua aksidentalisht nga shkallët e betonieres. Për pasojë mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit.  

Policia këtë të diel ka arrestuar administratorin e kompanisë ku punonte viktima. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./tvklan.al