Fituesi i Jackpot-it të Britanisë në madhe është një punëtor fabrike metali. Ade Goodchild ka fituar 71 milionë Paund dhe ka festuar çmimin që i ka ndryshuar jetën. Kompania ka zbuluar ditën e sotme në një konferencë për shtyp fituesin e së premtes. Goodchild mori çmim, prej 71,057,439 Paund dhe është një nga 15 fituesit me çmimin më të madh të dhënë në Britaninë e Madhe.

58 –vjeçari ka folur për mediat britanike ku ka thënë : “

Unë nuk jam një prej atyre fituesve që do thotë se ky çmim nuk do më ndryshojë jetën, pasi do ma ndryshojë. Unë dua të udhëtoj, të gjej një shtëpi të bukur dhe të re, të shkoj në ngjarjet më të mëdha sportive dhe të provoj shumë gjëra të tjera që nuk kam mundur ti bëj deri më sot. Unë jam një fëmijë i vetëm dhe prindërit e mi kanë qenë gjithmonë aty për mua. Si të gjithë prindërit, ata shqetësoheshin për mua, faturat e mija. Ndërsa sot, ju kam thënë prindërve se mund të ndalojnë kursimin tani dhe të shpenzojnë trashëgiminë time”.

Interesit të gazetarëve lidhur me faktin se tani që është bërë i pasur dhe do të ketë më shumë interesim nga ana e femrave ai u është përgjigjur.

“Çdokush që deri dje nuk ka shfaqur interes ndaj meje, nuk mund të vijë sot dhe papritur të ketë interes, vetëm për portofolin tim. Unë nuk jam budalla”.

Ai fillimisht mendoi se fitoi vetëm 71,000 Paund, derisa më vonë vendosi të kontrollonte përsëri shumën. Ai rishikoi Aplikacionin Kombëtar të Lotarisë dhe zbuloi se kishte fituar 71 milionë Paund.

/tvklan.al