Shqiptari humb jetën duke punuar

Shqiptari humb jetën duke punuar

18:05 22/05/2020

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën këtë të premte në Itali pasi ra nga lartësia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës në një zonë të Firences.

Mediat italiane nuk e kanë bërë të ditur identitetin e 48-vjeçarit shqiptar. Mësohet se ai po punonte për një kompani ndërtimi.

Në momentin e ngjarjes, shqiptari po punonte për rregullimin e fasadës së një pallati. Për shkaqe që ende janë duke u hetuar nga autoritetet ai ka rënë nga skela.

Bëhet fjalë për një lartësi prej 15 metrash. Rënia ka qenë fatale për shqiptarin, pasi ka humbur jetën menjëherë./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo