Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër, duke filluar nga ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni.

Për shkak të këtyre punimeve do ketë një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, në Ibë.

Më tej në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor deklaron se së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Në fund ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë./tvklan.al